6 përdorime të kafesë që nuk i dinit deri më sot

schedule12:51 - 3 Korrik, 2021

schedule 12:51 - 3 Korrik, 2021

Kafeja është ndër pijet më të dashura e më të konsumuara gjatë një dite por përveç kësaj, gjen një përdorim të gjerë dhe si një mënyrë alternative për probleme të ndryshme. Mund ta përdorni për pastrim dhe në rutinën tuaj të bukurisë.

Shërben si një pastrues natyral

Përzieni kafe, sapun dhe ujë dhe bëni pastruesin tuaj për sipërfaqet e kuzhinës. Karakteristikat e kafesë në kombinim me ato të sapunit do të bëjnë që orenditë shtëpiake do të shkëlqejnë.

Lufton celulitin

Celuliti shfaqet pavarësisht nga mosha dhe lloji i trupit. Lajmi i mirë është që mund ta luftoni celulitin duke përdorur kafe. Përziejeni me sheqer kokosi, vaj ulliri dhe kanellë dhe aplikojeni në trup.

Iu jep shkëlqim flokëve

Kafeja përmban pigmente dhe brunet mund ta përdorin për t’ju dhënë shkëlqim flokëve.

Largoni aromat e këqija nga frigoriferi

Kokrrat e kafesë janë një shpëtim për të larguar erërat e këqija nga frigoriferi. Vendosni një lugë kafe, të bluar ose jo, në një cep në frigorifer.

Shtreson fytyrën

Përveç scrubit të celulitit të përmendur më lart, gjithashtu mund ta përdorni kafenë si një pastrues për lëkurën. Përziejeni me vaj ulliri ose kokosi, sheqer kafe dhe aplikojeni në fytyrë. Masazhojeni butësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Largon mushkonjat

Kafeja ka një aromë të fortë, e cila largon insektet si mushkonjat. Vendosni disa kokrra kafeje nëpër shtëpi, afër dyerve dhe dritareve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!