Genoa do të përcaktojë fatin dhe të ardhmen e Marco Giampaolos në pankinën e Milanit. Nisja e dobët e kampionatit me vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e para ka zhytur kuqezinjtë në krizë. Trajneri është gjithmonë i pari që rrezikon dhe transferta e fundjavës duhet fituar medoemos.
Emra të ndryshëm kanë filluar të dalin në skenë si kandidatë për stolin kuqezi. Andriy Shevchenko është opsioni më i preferuar i tifozëve, por jo vetëm legjenda ukrainase.
Mediat italiane përfshijnë edhe Arsene Wenger. Francezi mbylli një aventurë 22-vjeçare me Arsenalin majin e vitit 2018 dhe po pret momentin e duhur për t’u kthyer. 69-vjeçari po pret të marrë një rol FIFA, por opsioni Milan e tundon.
Claudio Ranieri dhe Rudi Garcia janë dy opsione të tjera në listën e Paolo Maldinit, teksa më pak shanse për momentin kanë opsionet Max Allegri dhe Luciano Spalletti. /abcnews.al