Moderatorja e njohurm Dojna Mema është bërë nostalgjike, duke u kthyer pas në kohë. Ajo ka kujtuar punën e saj të pare në radio, kur ishte 19 vjeç. Dojna ka treguar se kishte një rrogë modeste prej 20 mijë lekësh, pas 6 muajsh provë pa pagesë.
“Puna ime e parë, radio,19 vjeç! Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit.
Pas 6 muaj prove (të papaguar) m’u vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja: Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!
Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda.
Foto Arkive : Circa 2012”, ka shkruar Dojna.
Kujtojmë që moderatorja aktulisht është në periudhën më të bukur të jetës, pasi po shijon pritjen e ëmbël. Dojna pritet që shumë shpejt të bëhet nënë e një djali./abcnews.al