6 modele flokësh që po pengojnë rritjen e tyre

schedule17:10 - 23 Shkurt, 2021

schedule 17:10 - 23 Shkurt, 2021

Flokët mund të rriten 0.5 deri në 1.7 centimetra çdo muaj. Për këtë arsye, mendojmë se mund të arrijmë gjatësinë e dëshiruar pas një kohe të shkurtër, por kjo nuk ndodh për të gjithë. Duke patur parasysh që flokët kërkojnë kujdes të veçantë, nganjëherë mund t’i dëmtojmë duke i modeluar gabimisht.

Flokët e kapura bisht

9 Stilet e Flokëve që Mund të Sabotojnë Rritjen e Flokëve

Ky model mund të japë një pamje elegante, por mund të shkaktojë dhimbje koke. Kur i tërhiqni dhe i lidhni pas, mund të dëmtohen gjëndrat, të cilat mund të shkaktojnë humbje të flokëve ose probleme me rritjen e tyre.

Topuz i çrregullt

9 Stilet e Flokëve që Mund të Sabotojnë Rritjen e Flokëve

Ndër modelet e preferuara të vajzave, pasi nuk kërkon shumë kohë. Por duhet të kini kujdes, pasi mund të mos jetë një zakon i shëndetshëm. Mund të përjetoni humbje të flokëve përgjatë vijës për shkak të fijeve që tërhiqen vazhdimisht.

Gërsheta afër rrënjës

9 Stilet e Flokëve që Mund të Sabotojnë Rritjen e Flokëve

Gërshetat janë një alternativë e këndshme, por problemi është që nëse fijet tuaja të flokëve tërhiqen vazhdimisht mind të shkaktojnë alopecia, e cila nga ana tjetër shkakton humbje të flokëve si dhe zvogëlon shanset për rritjen e tyre.

Flokët e drejtuar

9 Stilet e Flokëve që Mund të Sabotojnë Rritjen e Flokëve

Nëse i drejtoni flokët tuaj përditë , ka shumë të ngjarë të ndikoni tek cilësia e tyre. Përdorimi i pjastrës vazhdimisht dobëson fijen e flokut, duke bërë që të këputet.

Zgjatimi i flokëve

9 Stilet e Flokëve që Mund të Sabotojnë Rritjen e Flokëve

Përdorimi i extentions japin një pamje të këndshme, por mund të shkaktojnë rënien e flokëve tuaj natyralë. Prandaj, në vend të tyre zgjidhni extentions me kapëse.

Mbajtja e syzeve në majë të kokës

9 Stilet e Flokëve që Mund të Sabotojnë Rritjen e Flokëve

Ky zakon është bërë i zakonshëm për shumicën prej nesh. Edhe pse mund të mendoni se mund të jetë një zakon i padëmshëm, mbajtja e syzeve në këtë mënyrë shkakton këputjen e flokëve për shkak të ngatërrimit. /abcnews.al