6 mijë € për lirimin e trafikantit, gjyqtarja u “kyç” në shtëpi se ka fëmijë të mitur, avokati për shkak të moshës

schedule13:45 - 10 Shtator, 2020

schedule 13:45 - 10 Shtator, 2020

Për dosjen e korrupsionit në Apelin e Korçës për lirimin e trafikantit Orion Bali nga trupa gjykuese u akuzua vetëm gjyqtarja Mimoza Margjeka, pasi SPAK siguroi prova nga përgjimet dhe ndjekja e lëvizjeve të burrit të saj ku takohet me avokatin dhe sekserin, ndërsa për dy anëtarët e tjerë, Etleva Temo dhe Olsi Xhavella, prokuroria e Posaçme nuk ka arritur që të sigurojë prova për t’i implikuar.

Por përse u lanë në arrest shtëpie gjyqtarja Margjeka dhe avokati Skënder Demiraj? Prokuroria thekson se për avokatin u kërkua masa arrest shtëpi me argumentin e moshës, ndërsa për gjyqtaren për shkak se ka një fëmijë të mitur dhe faktit që këtë aktivitet kriminal është e përfshirë bashkë me burrin, i cili ndodhet në burg.

Prokuroria përgjimet ku më pas arriti te prangat, i nisi nga telefonata e Netjon Balit me të vëllanë në burg. Për këtë dosje në burg aktualisht janë Netjon Bali, Arben Cara dhe Klaudjo Zhilla, ndërsa në arrest shtëpie gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiraj. db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!