6 mënyra të thjeshta si të përmirësoni marrëdhënien tuaj në çift

schedule09:41 - 20 Shkurt, 2021

schedule 09:41 - 20 Shkurt, 2021

A po bëhet pak e mërzitshme marrëdhënia juaj në çift? Keni shpesh herë probleme dhe debate? Nëse po, lexoni më poshtë 6 mënyrat më të thjeshta sesi mund të përmirësoni raportin me partnerin/partneren.

1. Dilni sërish

Në shumicën e rasteve, rutina e përditshme vret romancën. Megjithëse jeta mund të jetë shumë kërkuese, ju të dy meritoni kohë cilësore së bashku. Çfarë mund të bëni? Filloni dilni si në fillimit tuaja. E dimë që duket paksa e vështirë, por ndjesitë do të jenë të njëjta; flutura në bark dhe ndjesitë e këndshme. Thjesht sigurohuni që ta merrni seriozisht  dhe përgatituni si të jetë takimi juaj i parë.

2. Realizoni bashkë një projekt

Ndryshoni dhomën, rregulloni oborrin ose shkoni në një kurs kërcimi. Gjithçka ka të bëjë me kohën që ju duhet të kaloni bashkë. Sekreti është veprimet e ndërlidhura.  Sigurohuni që të dy ta merrni seriozisht dhe të bëni një përpjekje jo për suksesin e projektit domosdoshmërish, por për të qenë aty dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Gjeni kohë për njëri-tjetrin

Nuk është aq e vështirë sa duket. Për shembull, kafen e mëngjesin pijeni së bashku ose në darkë shikoni një film bashkë. E gjithë çështja është të jeni vetëm ju të dy, pa fëmijë, pa të afër, pa telefonata, pa wifi, asgjë tjetër. Kjo vetëm që ju të lidheni në një nivel personal.

Ndani pasionet tuaja

Nëse njërit prej jush i pëlqen peshkimi dhe tjetrit gatimi, pse nuk shkoni për të gjuajtur peshk dhe t’i gatuani? Abcnews.al ju sugjeron të ndiqini pasionet tuaja. Do të mësoni gjëra të reja nga njëri-tjetri, do të krijoni kujtime, do të argëtoheni dhe më e rëndësishmja do të ndiheni të lidhur në një nivel kuptimplotë.  Nuk ka të bëjë me atë që ju pëlqen ose nuk ju pëlqen të bëni, por për të bërë një përpjekje për t’u lidhur me njëri-tjetrin.

Bëni diçka aventureske

Provoni zhytjen ose hedhjen me parashutë, nëse të dyve ju pëlqejnë sportet ekstreme. Nëse jo, shkoni në një park zbavitës dhe filloni një udhëtim së bashku. Mbajtja e duarve dhe përqafimi do të ketë një kuptim krejt të ri.

Shkoni larg gjatë fundjavave

Nëse keni kohë dhe mund ta përballoni, një fundjavë vetëm për ju të dy larg shtëpisë, në një ambient relaksues mund të jetë gjëja e duhur për të risjellë shkëlqimin e dashurisë.

Vështroni yjet, bëni shëtitje të gjata, flisni për të tashmen, të kaluarën dhe të ardhmen tuaj, përqafohuni, bëni dashuri dhe shfrytëzoni këto momente./e.b-abcnews.al