6 këshilla për në zyrë që të mos keni probleme me metabolizmin

schedule09:34 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 09:34 - 28 Dhjetor, 2021

Ata që bëjnë punë zyre me siguri do ta kenë vënë re se me kalimin e kohës ecja e tyre bëhet gjithnjë e më shumë… pakësohet.

Studimet kanë treguar se 10,000 hapa, ekuivalente me ecjen 6,5 km në ditë, përmirësojnë presionin e gjakut, parandalojnë depresionin dhe rrit metabolizmin.

Kur dikush bën punë të ulur dhe nuk shkon në palestër, mesatarisht bën 2000 hapa në ditë. Si mund t’i rriste në 10,000? Nuk ka nevojë për përpjekje, por një mënyrë.

Parkoni sa më larg zyrës
Ecja është mënyra më e mirë për të filluar punën tuaj dhe sigurisht mënyra më e mirë për të përfunduar tetë orët tuaja të lodhshme.

Mos hipni në ashensor
A ka ushtrim më të mirë se të ngjiteni e të zbrisni shkallët?

Pushim për këmbët
Çdo dy orë, ngrihuni, bëni një shëtitje në zyrë.

Mbylle telefonin, shko vetë te kolegu
Duket si e thjeshtë, por nëse dikush e mendon mirë dhe e bën sistematikisht, atëherë do të kuptojë se … kjo është me të vërtetë një shëtitje. Dëshironi t’i bëni një kolegut një pyetje? Jo, atëherë, mos e telefononi, mos i dërgoni një e-mail. Shko e gjeje.

Grupi në zyrë për një shëtitje
Nëse jeni mësuar me pushimin 15-20-minutësh në punë, organizoni kolegët tuaj dhe bëni një grup të vogël për ecje. Në vend që të shkoni në kafenenë më poshtë, në vend që të uleni në tryezën tuaj për të ngrënë, merrni kolegët tuaj dhe shkoni për një bisedë dhe një shëtitje!/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!