6 gra të vrara, aktivistja: Institucionet të punojnë më shumë

schedule15:29 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 15:29 - 5 Dhjetor, 2022

Gjashtë gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje gjatë viit 2022. Ky fenomen vijon të mbetet shqetësues në shoqërinë shqiptare.Ndonëse shifrat janë më të ulëta krahasuar me një vit më parë ku 18 gra humbën jetën, aktivistja Sevim Arbana thotë se gratë po vazhdojnë të vriten.

“ Kjo flet për një lloj pune, një lloj sensibilizimi, por jemi shumë larg ende dhe fajtori janë gjithë shoqëria dhe gjithë inztitucionet. Këtu futen shoqatat, shteti, policia, prokuroria, bashkitë”

Për aktivisten, pozitiv është fakti se gjatë këtij viti është rritur numri i denoncimeve. Duket se gratë dhe vajzat janë ndërgjegjësuar.

“Kemi nje numër alarmant grashë që denoncojnë dhunë. Kemi 4 mijë denoncime dhe 2430 gra që kanë marrë urdhër mbrojtje. Lajmi i mirë është se gratë janë sensibilizuar tashmë dhe denoncojnë dhe lajmi keq është që gratë vazhdojnë të dhunohen.”

Arbana nënvizon një sërë masash që duhen ndërmarrë, ndërsa më problematik fenomeni është në zonat rurale.

“Fuqizimin ekonomik të grave që vjen me edukimin, shkollimi i masave ekstreme, forcimi i strukturave të policizë. Mos të ketë më një polic që ti thotë një gruaje për një shpullë ke ardhur këtu te denoncosh burrin sepse ende ka. Institucionet ta shikojnë me prioritet nëpër fshatra.

Autorët e këtyre vrasjeve janë kryesisht persona me precedent penalë. Ndonëse shifrat flasin për më shumë denoncime, ka ende gra që nuk reagojnë dhe arsyet janë kryesisht frika nga dhunuesi dhe mosbesimi tek institucionet./abcnews.al