Ndërsa përpiqeni që të humbni peshë duke djegur dhjamin, ju mund të humbni masën muskulore. Këtë ju e bëni për shkak të disa gabimeve të përditshme, të cilat abcnews.al do jua tregojë më poshtë.
1. Ulni shumë sasinë e kalorive
Ulja e tepërt e kalorive ditore mund të ndikojë në muskujt tuaj. Ju nuk duhet t’i pritni kaloritë ngadalë, duke konsumuar të paktën 1000 kalori në ditë.
2. Hani pak proteina
Kjo është një qasje shumë e keqe në procesin e humbjes së peshës. Shtoni në dietën tuaj më shumë mish pule, fruta deri dhe vezë, këshillon abcnews.al.
3. Kryeni shumë ushtrime kardio
Nëse ushtroheni siç duhet, do të digjni dhjamin e tepërt. Por nëse ushtroheni më shumë sesa është e nevojshme, do të digjni muskujt tuaj.
4. Nuk bëni ushtrime me pesha
Kjo është shumë e rëndësishme, nëse doni të humbni peshë dhe të keni rezultate pozitive, informon abcnews.al.
5. Nuk hani pas stërvitjes
Pini smoothie me proteina ose hani pak ushqim me proteina pas stërvitjes. Kjo është shumë e nevojshme për trupin tuaj.
6. Flini keq
Ju duhet të flini mirë, të paktën 8 orë në ditë. Përndryshe, trupi juaj do të përjetojë stres dhe kjo mund të çojë në ngrënien e ushqimeve jo të shëndetshme dhe zakone të tjera të dëmshme./e.b-abcnews.al