6 fraza që nuk duhet t’ia thoni kurrë dikujt që është i zemëruar

schedule09:25 - 1 Prill, 2022

schedule 09:25 - 1 Prill, 2022

Kur një mik është i zemëruar, ne duam që t’i zgjidhë sa më shpejt problemet që ka. Edhe nëse nuk e dini arsyen që shkaktoi zemërimin e tij, ndërsa përpiqeni që të thoni fjalën e duhur për ta qetësuar, mund ta përkeqësoni më keq situatën. Sipas psikoterapistes Kimberly Perlin, ka disa fraza shumë specifike që duhet t’i shmangni në çdo rast kur jeni pranë një personi që ka akumuluar zemërim.

“Reagoni shumë”

Sipas Perlin, kjo frazë është e ndaluar sepse edhe pse mund të jetë e vërtetë, nuk ka necojë që një person i zemëruar të dëgjojë një gjë të tillë në atë moment. Çfarëdo që ai ndjen është shumë e vërtetë dhe duke i thënë që të injorojë ndjenjat e tij, gjithçka që mund të bëni është ta përkeqësoni situatën.

“Do të të injoroj derisa të qetësohesh”

Kjo taktikë zakonisht buron nga dëshira për të mos krijuar polemika të mëtejshme, por mund të jetë fatale. Ky është në thelb një gabim strategjik sepse nuk e zgjidh atë që ka ndodhur, përkundrazi e përkeqëson atë. Metoda e heshtjes, sipas ekspertëve, është “një lloj manipulimi” që përfundon duke sjellë më shumë zënka.

“Nëse vazhdoni të reagoni kështu, do të ketë pasoja”

Kjo frazë është në thelb një kërcënim verbal që do të ketë efektin e kundërt. Personi që është i tensionuar dhe i zemëruar në atë moment, do të ndihet nën presion nga fjalët tuaja dhe mund të reagojë keq.

“Çfarë doni të bëj për këtë?

Kur përdorni këtë frazë, ju po e zhvendosni të gjithë problemin mbi të. Kur ziheni për një çështje, në të cilën jeni përfshirë edhe ju, duke u përpjekur të bindni bashkëbiseduesin se ajo që ndjen është problem i tij, nuk e ndihmon aspak situatën.

“Mendo pozitivisht”

Me këtë frazë, ju përpiqeni të shpërfillni atë që ndien bashkëbiseduesi juaj dhe duke i thënë se duhet të mendojë pozitivisht dhe të shohë anën e mirë, nuk po arrini asgjë. Duket sikur nuk e keni idenë se çfarë mendon dhe ndjen. Këtë mund ta kërkoni vetëm kur personi ka arritur të menaxhojë emocionet e tij dhe është qetësuar.

“Duhet të qetësoheni”

Kjo kërkesë duket e pamundur pasi zemërimi është një reagim fizik dhe psikologjik që nuk mund të zbutet nga një kërkesë. Sipas Lira de la Rosa, “t’i thuash dikujt të qetësohet nuk është aspak efektive. Personi nuk mund të kufizojë reagimet e tij dhe të kalojë menjëherë në një gjendje të qetë shpirtërore kështu që është mirë të thuhet diçka tjetër në vend të kësaj fraze të sikletshme. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!