Një baba është arrestuar pasi gjashtë fëmijët e tij u shpëtuan nga një bodrum në një fshat të largët në Austri, sipas mediave të huaja.
Teoricieni i konspiracionit dhe mohuesi i dyshuar i Holokaustit Tom Landon u kap nga policia pasi thuhet se sulmoi punonjësit socialë në fshatin austriak Obritz.
54-vjeçari deri vonë punonte në IT në Londër, duke cituar zyrtarë austriakë. Zyrtarët qeveritarë u informuan nga fqinjët, të cilët pretenduan se kishin dëgjuar zërat e fëmijëve që vinin nga ndërtesa.
Menjëherë autoritetet u organizuan dhe pas kërkimeve zbuluan edhe bodrumin e tmerrit, ku gjashtë fëmijët kishin qëndruar të mbyllur prej disa kohësh.
/abcnews.al