6 ditë e bllokuar, dështojnë përpjekjet për të lëvizur anijen në Kanalin e Suezit

schedule13:04 - 28 Mars, 2021

schedule 13:04 - 28 Mars, 2021

Për të gjashtën ditë me radhë kanë dështuar përpjekjet për të liruar anijen gjigante të mallrave të bllokuar në Kanalin e Suezit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet u përpoqën për orë të tëra por sërish dështuan të largojnë baticën e madhe për të liruar anijen dhe për të rihapur rrugën kryesore ujore.

Dy përpjekje për të liruar “Ever Givën” ishin të pasuksesshme të shtunën në mbrëmje, megjithatë shpresat janë se niveli i lartë i ujit mund t’iu ndihmojë për zhbllokimin e rrugës ndërsa më shumë se 320 anije presin të përdorin kanalin për transportin e mallrave.

Dy rimorkiatorë shtesë shkuan në vendin e bllokuar për të ndihmuar përpjekjet për të liruar anijen e gjatë 400 metra, e cila ka mbetur e bllokuar në rrugën kryesore ujore që nga e marta.

Ndërkohë kryetari i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie, ka thënë dje se shpreson se nuk do të jetë e nevojshme të kërkohej heqja e disa prej 18.300 kontejnerëve nga anija për të lehtësuar ngarkesën e saj, por që baticat dhe erërat e forta po komplikonin përpjekjet për ta liruar atë.

Anija “Ever Givën”, është e gjatë sa katër fusha të futbollit. Kjo anije me 200 mijë tonë, ka kapacitet për të bartur 20 mijë kontejnerë./abcnews.al