Sylbie Sahiti është 57-vjeçarja nga Kosova, që kuron çdo sëmundje me bimë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se krijon ilaçe nga bimët mjekësore. Madje, ka zbuluar se pacienti i saj i parë ka qenë bashkëshorti, i cili vuante nga prostata, por është shëruar vetëm duke konsumuar çaj.
“Kemi disa sëmundje që unë i shëroj 100%. Nuk kam pasur ansjë rast që fliste negativisht. I kam pacientët që janë të interesuar të tërë vitin. Kam disa pacientë me sëmundje që mjeku nuk mund t’i kurojë.
Unë kam lexuar librat profesional, më shumë nga Shqipëria dhe gjermanisht. Nuk më janë shkaktuar asnjëherë probleme.
Burri im ka vuajtur prej prostate, ai ka shkuar në Amerikë te djemtë dhe atje e ka kap bllokimi urimit. I ka shkaktuar problem shumë i madh. Kam lexuar libra, literatura shumë, i kam bërë kombinimet. Mjekimi im i parë ka qenë te burri im.
Unë i mora disa bimë, po ishte pyetja ose çajin ose operimin. Burri im ka pirë tre herë ditë nga një gotë uji, me shishe filloj të normalizohet pak problemi. Tani është mirë. Burri im ka qenë pacient i doktor Xhevdet Çuni, po për fat medikamentet që ka marr nuk i kanë bërë efekt”, tha ajo./abcnews.al