Nga Ajgena Korbi
Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri komplikacionet nga Covid 19 i kanë marrë jetën 57 mjekëve dhe infermierëve.
Sipas “Urdhërit të Mjekut” bëhet fjalë për personel shëndetësor në sistem dhe në pension.
Më goditëse ishin vala e parë dhe e dytë e koronavirusit në vend.
Por prej afro tetë muajsh infeksionistja e Covid 1 Esi Duka tregon se në spital nuk ka pasur të shtruar kolegë.
Meritën për këtë mjekja ja njeh vaksinimit. Ndërsa thotë se ndjehet më e sigurt infeksionistja apelon për marrjen e dozave anti Covid.
“Patjetër që po, sigurisht që po. Domethënë një apel i madh për të gjithë popullatën është që të vaksinohen”, thotë ajo.
Mjekët dhe infermierët ishin të parët që u vaksinuan me mbërritjen e dozave anti-Covid janarin e këtij viti.
Aktualisht bluzat e bardha po marrin dozën e tretë kundër koronavirusit. /abcnews.al