Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

550 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan, vendi përballet me mungesa ushqimore

schedule12:22 - 6 Gusht, 2022

schedule 12:22 - 6 Gusht, 2022

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur vranë të paktën 579 persona në Pakistan gjatë muajit të kaluar.

Komunitetet në provincën e varfër jugperëndimore të Balochistanit ishin ndër më të goditurat, tha një agjenci qeveritare.

Agjencitë qeveritare dhe ushtria kanë ngritur kampe ndihme në rajonet e goditura nga përmbytjet dhe po punojnë për të ndihmuar në evakuimin e familjeve dhe sigurimin e ushqimit dhe ilaçeve.



Përveç viktimave, përmbytjet kishin dëmtuar më shumë se 46.200 shtëpi, tha të premten Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive.

“Ne po bëjmë çmos për të ofruar ndihmë dhe rehabilitim të gjerë të viktimave të përmbytjeve,” tha kryeministri Shehbaz Sharif gjatë një vizite në zonat e goditura.

Por qeveria provinciale e  Balochistan tha se kishte nevojë për më shumë fonde dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare për ndihmë.

“Humbjet tona janë masive”, tha kryeministri i provincës  Abdul Qudoos Bezenjo.

Kishte mungesa ushqimore në çdo qark të goditur nga përmbytjet. Bezenjo tha se krahina e tij kishte nevojë për “ndihmë të madhe” nga qeveria dhe agjencitë kombëtare të ndihmës.

Muaji i kaluar ishte më i lagështi në tre dekada, me 133% më shumë shi se mesatarja për 30 vitet e fundit, tha autoriteti i fatkeqësive. Në Balochistan, i cili kufizohet me Iranin dhe Afganistanin, ra 305% më shumë shi se mesatarja vjetore, tha agjencia e fatkeqësive./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!