Një 55 vjeçar ka humbur jetën pas u plagos rëndë në një garë me dema në qytetin lindor të Spanjës Onda. Burri u sulmua nga demi në festivalin Fira de Onda, duke pësuar plagë të rënda në kokë dhe në kofshën e majtë. Ai vdiq në një spital në një spital të Villareal, shkruan BBC
55 vjeçari është viktima e parë që humb jetën në një garë me dema në Spanjë, pas lehtësimit të kufizimeve të Covid gjatë verës. Gara me dema është karakteristikë e kulturës spanjolle. Gara të ngjashme janë zhvilluar edhe në Francën dhe Portugalinë fqinje.
Gjatë ngjarjeve, turma pjesëmarrësish vrapojnë përpara një grupi demash në një pjesë të qytetit. Që nga viti 1910, të paktën 16 vrapues kanë humbur jetën gjatë festivalit San Fermín në Pamplona./abcnews.al