Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që goditën Brazilin juglindor kanë shkaktuar të paktën 54 persona.
Më shumë se 680 milimetra shi ranë në 24 orë në fund të javës së kaluar në San Sebastião , një vendpushim bregdetar 200 kilometra nga Sao Paulo , me fjalë të tjera një sasi dyfishi i reshjeve mesatare mujore.
“Deri më tani kemi konfirmuar 54 viktima”, sipas autoriteteve të São Paulo, duke sqaruar se deri më tani janë identifikuar “16 gra, 15 burra dhe 15 fëmijë”.
Autoritetet braziliane vlerësojnë se rreth 30 persona janë ende të zhdukur dhe kërkimet janë duke vazhduar në rrethet më të goditura.
Pothuajse 4,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
/abcnews.al