533 mln numra telefoni dhe të dhëna personale të përdoruesve të Facebook dalin në internet

schedule18:24 - 4 Prill, 2021

schedule 18:24 - 4 Prill, 2021

“Business Insider” shkruan se të dhënat personale të 533 milionë përdoruesve në Facebook nga 106 vende në botë janë vjedhur.

Numra telefoni, adresa, informacione biografike, adresa email-i janë shfaqur në rrjet falas” shkruhet në artikull. Mes personave të goditur, 32 milionë janë në SHBA, 11 milionë në Britaninë e Madhe dhe 6 milionë në Indi.

Ekspertët e sigurisë paralajmëruan se të dhënat mund të përdoren nga hakerat. Në rastin e Shqipërisë janë 506602 përdorues të rrjetit social më të madh në botë.

Publikimi i këtyre të dhënave dëmton besueshmërinë e Facebook, që administron një sasi të madhe të dhënash personale të përdoruesve nga shumë vende të botës. Kjo nuk është hera e parë që një numër i madh të dhënash personale të përdoruesve të Facebook gjenden të ekspozuara në internet./ Abcnews.al