52-vjeçari nga Nepali ngjitet në majën e malit Everest për herë të 26

schedule17:40 - 9 Maj, 2022

schedule 17:40 - 9 Maj, 2022

Një burrë nga Nepali u ngjit në majën e malit Mount Everest për të 26-ën herë. Kami Rita Sherpa, 52 vjeç, u ngjit në malin 8,848,86 metra të lartë, përgjatë rrugës së kreshtës juglindore, duke udhëhequr 10 alpinistë të tjerë.

Këtë vit Nepali ka lëshuar 316 leje për t’u ngjitur në Everest, krahasuar me 408 vitin e kaluar, më i larti ndonjëherë.

Sipas Reuters, Everesti është ngjitur 10,657 herë, shumë janë ngjitur disa herë dhe 311 njerëz kanë vdekur deri më tani derisa përpiqeshin të ngjitenin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!