Parodisti i “Kosheres”, ka pasur të ftuar të dielën e sotme në skeçin e tij, këngëtaren e njohur, Kamela Islamaj.
Kjo e fundit ka pasur rolin e vajzës në çift, që vetëm shpenzon para me blerje. Këtu ka nisur edhe konflikti mes tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin.
Një pjesë nga dialogu mes tyre:
Parodisti i “Kosheres”: Më erdhën ato njoftimet nga banka për blerjet online që ke bërë, ku i ke çantat? I ke ngrënë? Si nuk u ngope një herë moj, si nuk u fryve një herë me rroba? Ke 500 vjeshje, kur viti ka 365 ditë. Si mundesh?
Kamela: Pikërisht zemër, e the edhe vetë, si mundem. 365 ditë dhe 500 veshje, më duhen dy veshje në ditë, një në mëngjes dhe një në darkë, bëje çik llogaritë tani, 365 x 2 bëjnë 730 veshje. A e kupton që jam mangët? Jam mangët.
Parodisti i “Kosheres”: Je bërë eksperte në matematikë me kaq blerje sa bën.l.k/abcnews.al