50-vjeçarja ndan trukun e pazakontë për të hequr qafe rrudhat

schedule14:37 - 20 Janar, 2022

schedule 14:37 - 20 Janar, 2022

Një influencuese 50-vjeçare, e cila ndan këshilla për bukurinë dhe kujdesin e lëkurës, ka zbuluar një teknikë disi të çuditshme që pretendon se e ka ndihmuar të heqë qafe rrudhat. Ndonëse është gati 50 vjeçe, estetistja pohon se vazhdimisht i vënë në pah se duket shumë më e re.

Ajo ndau një video në TikTok-un e saj në të cilën shpjegoi se çfarë e ndihmoi të shpëtonte nga shprehjet e padëshiruara të fytyrës që shkaktojnë rrudha. “Kjo është teknika numër një në botën e bukurisë”, shpjegoi ajo dhe tha se ajo që duhet janë disa shirita ngjitës.

Ajo thotë se duhet të përdorni katër shirita ngjitës, njërin prej tyre vendoseni mes vetullave. Dy copa të tjera vendosini sipër secilës vetull horizontalisht, dhe më pas njërën horizontalisht dhe të katërtën mbi pjesën e sipërme të ballit. Fytyra duhet të jetë e pastër dhe e thatë.

Ajo thotë se shiriti ngjitës luan rolin e botox-it natyral, ndihmon të mos bëjmë “lëvizje të pavullnetshme” që shkaktojnë rrudha. /abcnews.al