Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë shifra të larta fatalitetesh dhe infektimesh me covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit kanë gjetur vdekjen 50 pacientë, ku 19 prej tyre në qytetin e Shkupit.
Po ashtu 1320 persona janë infektuar nga covid-19. Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se janë shëruar 457 pacientë të tjerë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar gjithsej 132.740 raste, prej të cilëve 108.197 janë shëruar, ndërsa 3.860 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.683 raste aktive me Covid-19. E.L/abcnews.al/