50 nuancat e kafesë, ky është trendi i fundit i manikyrit të vjeshtës

schedule10:00 - 4 Shtator, 2022

schedule 10:00 - 4 Shtator, 2022

E bardhë, blu, e verdhë dhe të gjitha nuancat e rozës. Në muajt e mëparshëm thonjtë tanë ishin lyer me nuanca verore, të gëzuara, të cilat me kalimin e kohës do të fillojnë të na duken paksa “të pavenda”. Vjeshta ka hyrë në fuqi në kalendar dhe pa kaluar shumë kohë kjo do të reflektohet edhe në mot, që do të thotë se duhet të fillojmë përgatitjet për sezonin e ri.

Është e domosdoshme që secili prej nesh të ndryshojë disa gjëra në imazhin tonë për t’u ndjerë të rinovuar, ndaj është mirë ta nisim nga thonjtë.

Nëse po pyesni se cila ngjyrë do të na shqetësojë më shumë këtë dimër, duhet të shihni nuancat kafe, të cilat janë zgjedhja më hot në manikyr tani e tutje:

Çdo nuancë e kafesë është një trend i këtij viti.

Kafe e hapur, e ëmbël, e errët apo më e errët në kufirin e së zezës do të vishet shumë në muajt në vijim.

Është një ngjyrë që na shkon të gjithëve, pasi nuancat e saj janë aq të shumta sa ëmbëlsojnë çdo lloj ngjyre lëkure apo flokësh.

E keni gjetur nuancën tuaj të preferuar të kafesë?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!