50 milion £ për një mbrojtës dhe “Haaland anglez”, Arsenali “zjarr” në merkato

schedule17:38 - 30 Korrik, 2021

schedule 17:38 - 30 Korrik, 2021

Goditje e dyfishtë e Arsenalit në merkato. Klubi londinez ka prezantuar ditën e sotme Ben White dhe Mika Biereth. I pari është 23 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës (bën mirë edhe mbrojtësin e djathtë dhe shkatërruesin).

Arsenali ka paguar 50 milion paund te Brighton për kartonin e lojtarit të kombëtares angleze, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “Topçinjtë”.

Biereth është 18 vjeç, aktivizohet në majë të sulmit dhe vjen nga klubi i Fulham. Adoleshenti i talentuar cilësohet si Haaland i Anglisë dhe realizoi 21 gola sezonin e fundit me ekipin U18 të Fulham.

Jam shumë i emocionuar, kjo është një nga ato mundësi që të jepet një herë në jetë“, deklaroi Biereth pas transferimit tek Arsenali. /abcnews.al