Christian Eriksen mund të largohet nga Interi pas gjashtë muajsh. Mesfushori danez nuk ka mundur të tregojë asgjë në Serie A dhe në kampin zikaltër kanë planë të tjera. Trajneri Antonio Conte kërkon me ngulm në ekip Arturo Vidal.
Me mesfushorin nga Kili në ekip për Eriksen nuk do të kishte hapësira dhe kështu për Interin shitja do të ishte zgjedhja më e mirë. Corriere dello Sport raporton se tashmë kanë nisur lëvizjet dhe Eriksen po u sugjerohet klubeve të ndryshme ne Angli.
Mesfushori u ble nga Interi për 20 milion euro në janar, ndërkohë që në total shpenzimet për të kanë shkuar në 27.5 milion euro. Në kampin zikaltër janë gati ta sheshin Eriksen për 50 milion euro. /abcnews.al