50 mijë lekë gjobë bizneseve për punonjësit që s’aplikohet pagë lufte, afati deri në 5 qershor

schedule11:25 - 29 Maj, 2020

schedule 11:25 - 29 Maj, 2020

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj  ka deklaruar në një intervistë për gazetaren e Abc News Erblina Mile se të gjithë bizneset që nuk kanë aplikuar për pagën e punonjësve që janë larguar nga puna nga nisja e pandemisë deri në datë 17 Maj do të gjobiten me 50 mijë lekë për çdo aplikim të pakryer.

Ajo tha se penalizimi i tyre me gjobë do të nisë pas datës 5 qershor, nisur nga verifikimet për kohën e largimit nga puna të punonjësve, ndërsa zbuloi se deri tani janë identifikuar 63 mijë raste të tilla.

Ibrahimaj foli edhe për vonesën e pagave të luftës për shkak se kanë rezultuar disa probleme me të dhënat.

“Problem me të dhënat nga individët dhe vështirësi për administratën tatimore, ka ende individë që se kanë marrë pagesën edhe pse kanë rezultuar fitues. Paketa e dytë eci shumë mirë po bizneset nuk aplikonin, 50 mijë lekë gjobë për çdo të punësuar që nuk aplikohet.

Kemi mbledhur ankesat ne lidhje me përfitimin, meqenëse ankesat ishin të mëdha është marrë vendim qeverie që do te përfitojnë edhe ata persona që janë larguar nga puna  deri në 17 maj. Rritet numri i përfituesve, shifrat e papunësisë në prill por ende nuk kemi një shifër të saktë mars prill janë 38 mije individë të papunë.

63 mijë punonjës nuk kanë përfituar për shkak të mos aplikimit nga subjektet. 190 mijë përfitues do jenë në total. Shërbimet janë sektori më i prekur  mbi 16 mijë të larguar gjatë periudhës shkurt -prill, ndërsa në sektorin e tregtisë numërohen rreth 7 mije dhe Call Center 3700 individë”, tha Ibrahimaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!