“50 mijë euro për të ekzekutuar babë e bir”, burg për jetë për Ardjan Çapjan, gazetarja: Konflikt i hershëm

schedule19:17 - 17 Shkurt, 2023

schedule 19:17 - 17 Shkurt, 2023

Gazetarja e ABC News, Etleva Delia, ka bërë një rezyme të historisë së konfliktit mes familjes Çapja dhe Beqiri.

Kutojmë që ditën e sotme SPAK dha pretencën për 6 të akuzuarit:

  • Për Ardian Çapjan- burgim i përjetshëm
  • Florenc Çapja -25 vjet
  • Olsi Leku – burgim i përjetshëm
  • Ervis Bardhi – 6 vjet (bashkëpunëtor i drejtësisq)
  • Klajdi Dokol -20 vjet
  • Etien Cani -20 vjet

Delia shprehet se konflikti ka nisur në maj të vitit 2005, ku u vra Sokol Çapja.

Ndër tre personat që ishin paguar për të ekzekutuar Sokolin ishte edhe Gentian Beqiri, i cili u ekzekutua më pas së bashku me babain e tij, nga Ervis Bardhi e Olsi Leku, i cili ishte paguar nga Çapjat.

Gazetarja shton se Bardhi pasi kreu aktin u vetë dorëzua në polici dhe kërkoi të merret si dëshmitar i mbrojtur.

“Ka qenë një konflikt i hershëm, i cila ka nisur në maj të vitit 2005.

3 persona të paguar ekzekutojnë Sokol Çapjan, ndërsa të tre këto hiqen qafe një e nga një më pas, e ndër to ishte edhe Gentian Beqiri.

Ervis Bardhi i cili është ekzekutori i babë e bir, u dorëzua në polici dhe kërkoi të merrej si dëshmitar i mbrojtur, ndërsa ka thënë se është paguar 50 mijë euro nga Ardjan Çapja për të vrarë babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri”, tha gazetarja.

Në lidhje me Florenc Çapjan, Delia shton se ai dyshohet se ndodhet në Dubai. Gazetarja shton se Florenc Çapja është arrestuar disa herë, por është lënë i lirë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!