“50 mijë euro ose të vrasim vëllanë”, 4 shqiptarët rrëmbejnë dhe mbajnë peng turkun për 5 ditë

schedule15:48 - 19 Qershor, 2020

schedule 15:48 - 19 Qershor, 2020

4 shqiptarë nga Kosova po gjykohen nga autoritetet kosovare pasi akuzohen se kanë rrëmbyen dhe kanë mbajtur peng një shtetas turk në qytetin e Prizrenit.

Për 5 ditë ata përdorën dhunë, dhe nën kërcënimin e armës e mbajtën peng, ndërsa i kërkuan vëllait të viktimës 50 mijë euro për lirimin e tij.

“Të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllau i të dëmtuarit R.H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50.000 (pesëdhjetë mijë euro) duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e kërkuara në këmbim të lirimit të do ta vrasin vëllaun R.H” thuhet në njoftimin nga autoritetet kosovare.

Njoftimi i plote

“Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.M., Y.M., L.B. dhe B.B. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 paragrafi 2, nën-paragrafi 2.2 dhe 2.3, lidhur me paragrafin 1, e në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të pandehurit: A. M., Y. M., L. B. dhe B. B., më 17.09.2019 në Prizren, duke vepruar së bashku e rrëmbejnë të dëmtuarin R.A. shtetas i Republikës së Turqisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari A.M. së bashku me të akuzuarin Y.M. bëjnë organizimin e rrëmbimit të R.A. ashtu që të dëmtuarin i akuzuari A.M. e merr me veturë, e shoqëron në parkun e qytetit të Prizrenit duke vepruar sipas planifikimit dhe e rrëmbejnë.

Të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllau i të dëmtuarit R.H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50.000 (pesëdhjetë mijë euro) duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e këruara në këmbim të lirimit të do ta vrasin vëllaun R.H.

I dëmtuari R.H. është mbajtur i lidhur deri më 21.09.2019, dhe ndaj tij është përdorur dhunë, si dhe nën kërcënimin e armës me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje të pandehurit kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” njofton KPRK.