Një 40-vjeçar ka tentuar të korruptojë një polic në Portin e Vlorës. Ai i ka ofruar 50 euro, në mënyrë që të dilte nga Shqipëria me dokumentacione të parregullta. Si pasojë, burri banues në Lushnjë po procedohet penalisht.
Njoftimi i Policisë:
Port Vlorë/Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht 40-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 40 vjeç, banues në Lushnjë.
40-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, në PKK Port Vlorë, duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (me dokumentacion të parregullt).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./abcnews.al