Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Janina pritet që të vendosë masa më të rrepta për koronavirusin. .
“Të gjithë pacientët në Njësitë e Kujdesit Intensiv të spitaleve në Janinë vijnë nga Shqipëria”, tha guvernatori Alekos Kachrimanis.
Ndërkohë Janina ditën e djeshme hyri në zonën “e kuqe”. Gjithashtu ai bëri me dije se situata epidemiologjike ndikohet ndjeshëm nga pacientët që janë pranuar nga Shqipëria të cilët po trajtohen në këtë zonë në spitalet rajonale.
Ndërkohë Komiteti i epidemiologëve sugjeroi një bllokim të Janinës, ndërsa vendimet përfundimtare do të merren të premten, nga Komiteti, shkruajnë mediat greke.
Gjithashtu Kachrimanis theksoi se falë kontrolleve sistematike në komunitet, institucione, vende publike si edhe biznese është arritur të situata e pandemisë të mbahet në kontroll.
Hapja graduale e shkollave si edhe tregjeve ndikoi në rritjen e rasteve edhe pse të jo shumë të larta krahasuar me vendet e tjera, por që ndikon në përkeqësimin e situatës epidemiologjike.
“Situata epidemiologjike e rajonit ndikohet nga transferimet e bëra nga Shqipëria. Rritja e rasteve në Janinë javët e fundit është për shkak të faktorëve të jashtëm dhe veçanërisht për transferimet totale dhe pranimet në spitale të pacientëve nga Shqipëria. Sot 50% e pacientëve në Njësitë e Sëmundjeve Infektive të spitaleve të Janinës vijnë nga Shqipëria”, tha më tej ai.
/abcnews.al/