Abi Bank feston këtë muaj 5-vjetoin e parë si pjesë e sistemit bankar që nga licensimi i saj nga Banka e Shqipërisë në tetor të vtit 2015.
Sot Banka Amerikane e Investimeve ka rritur vlerën e aseteve mbi 4 herë në 5 vitet e fundit dhe ka raportuar rritje të fitimit çdo vit. Gjithashtu ABI është banka e pestë për nga madhësia e kapitalit. Në ceremoninë e festimeve të këtij përvjetori drejtori i Përgjithshëm i Abi Bank, Andi Ballta u shpreh se: “Mesazhi ynë vazhdon të mbetet një mesazh optimizmi. Slogani ynë nuk është një dogëm boshe. Vazhdoni të besoni përkushtimin tonë për të qenë pranë jush në çdo stinë”.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duke vlerësuar kontributin e Bankës Amerikane e Investimeve deklaroi: “Abi Bank ka qenë profesionale në të gjithë veprimet e saj dhe sjelljen e saj bankare dhe bashkëpunimin që kemi pasur. Doja ta falenderoja zotin Ballta në emër të BSH për të gjithë bashkëpunimin”.
Fjalën e saj në ceremoni e mbajti edhe ambasadorja e SHBA, zonja Yuri Kim: “Abi janë disa nga shembujt më të mirë deri më sot sesi investimi i SHBA mund të ketë sukses në Shqipëri. Përveçse është një investitor i zgjuar Abi ka treguar se është një korporatë e përgjegjshme sociale. Është ky lloj i përgjegjësisë sociale që më bën krenare të mbështes”.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi: “Unë ju falenderoj për mbështetjen, por njëkohësisht shpresoj dhe flas në emër të të gjithë poërfaqësuesve të biznesit këtu që t’ja dalim të gjithë bashkë në mbështetje të sistemit bankar për një vit të vështirë, por jo të pamundur”. /abcnews.al