5 vite nga kriza e migrantëve, çfarë është arritur?

schedule12:22 - 31 Gusht, 2020

schedule 12:22 - 31 Gusht, 2020

Mbërritja para pesë vitesh e më shumë se një milion migrantëve në Europë shkaktoi kaos dhe rriti tensionet dhe përçarjet mes vendeve të BE për migracionin, raporton The National.

Në prill të vitit 2015 rreth 800 migrantë nga Afrika Perëndimore humbën jetën, duke shënuar  fatkeqësinë më të madhe në Mesdhe për dekada. Në fund të verës numri i migrantëve u rrit në një milion,  me më shumë se 850,000 migrantë  që udhëtuan përmes Greqisë.

Nga frika e një katastrofe humanitare, Kancelarja gjermane Angela Merkel hapi dyert e vendit, duke shkaktuar kritika nga vendet e tjera. Por shumë shpejt Berlini rivendosi kontrollet kufitare, të ndjekur më pas nga vendet e tjera, shkruan abcnews.al

Në Mars të 2016 kufijtë u mbyllën nga Maqedonia në Austri, pikë kalimi të cilën migrantët e kanë përdorur për të mbërritur në Europën Veriore.

BE dhe Turqia arritën në një marrëveshje mbi migrantët: Ankaraja ra dakord të pranojë refugjatët e rinj që kishin mbërritur në ishujt grekë. Për secilin sirian të dëbuar, do të pranohej një sirian tjetër që ndodhej ndërkohë në Turqi nga vendet e BE. Turqia mori ndihma të mëdha nga BE për migrantët.

Gjatë vitit, numri i migrantëve që mbërritën në Europë ra në mënyrë drastike në më pak se 390,000. Ndërsa kalimi përmes Greqisë ra, Libia u bë rruga kryesore e migrantëve për në Mesdhe dhe Italia  porta kryesore për në Europë, shkruan abcnews.al

Marrëveshjet midis Romës dhe autoriteteve të Libisë në mes të  2017 ishin ndryshimi lojës: mbështetja që iu dha rojeve bregdetare të Libisë nga qeveria  çoi në një rënie masive të migrantëve por gjithashtu shkaktoi kritika për shkak se migrantët dënoheshin me paraburgim në Libi.

Pas kësaj, Spanja u bë pika kryesore e hyrjes në Europë. Në qershor, Italia, refuzoi ankorimin e anijes Aquarius që kishte 630 migrantë. Pas një jave trazirash, çështja shkaktoi debate midis Romës dhe Parisit. Vendimi në qershor të 2018 nga ministri i brendshëm i ekstremit të djathtë të Italisë Matteo Salvini për të mos lënë asnjë migrant të hyjë në Itali, rriti më tepër tensionet, shkruan abcnews.al

Për më shumë se një vit, anijet me migrantë janë bllokuar në Mesdhe për javë të tëra derisa të arrihej marrëveshja midis vendeve se cili prej tyre do t’i mirëpriste. Në qershor 2019, një anije shpëtimi Sea-Watch kundërshtoi urdhrat e  Salvin-it dhe hyri në ujërat italiane pavarësisht kërcënimit nga ana e tij. Qeveria italiane rihapi dyert për migrantët në fund të verës të  2019 . Në shtator, Gjermania, Franca, Italia dhe Malta ranë dakord të ndanin  numrin e migrantëve që do të zbarkonin në Itali ose Maltë, por marrëveshja më vonë u pezullua për shkak të pandemisë, shkruan abcnews.al

Në 2019 më pak se 129,000 migrantë mbërritën në Europë. Në Shkurt të 2020, Turqia hapi kufirin e saj me Greqinë, duke lejuar mijëra migrantë  të kalonin nga Turqia.

Por mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit kufizoi mundësitë që migrantët të kalojnë në Europë. Në të njëjtën kohë, pandemia ka rritur përdorimin e anijeve të vogla për të kaluar në Mesdheun qendror. Organizata Ndërkombëtare për Migracion paralajmëroi për rreziqet që po i kanoseshin atyre.

Në një shkallë më të vogël – por gjysmë dekade pas krizës së migrantëve, Europa është larg nga zgjidhja e çështjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!