5 viktima nga tërmeti në Meksikë, panik te banorët që punonin nga shtëpia prej pandemisë

schedule09:10 - 24 Qershor, 2020

schedule 09:10 - 24 Qershor, 2020

Të paktën 5 persona kanë humbur jetë nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Meksikën ditën e djeshme.

Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët në banesa, kjo edhe pasi për shkak të pandemisë shumë prej tyre kanë qenë duke punuar nga shtëpia.

LEXO EDHE: VIDEO/ Ja si është ndarë trotuari në dysh pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Meksikë

Epiqendra e tërmetit me fuqi prej 7.4 shkallësh Rihter ka qenë në shtetin jugperëndimor Oaksaka.

Gjashtë orë pas tij janë regjistruar edhe mbi 400 dridhje të tjera në rajon.

Tërmeti ndodh më pak se tre vjet pas një tërmeti tjetër të fuqishëm, i cili ka lënë qindra njerëz të vdekur dhe mijëra të pastrehë në Meksiko Siti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!