Vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit nga 1 542 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 142 raste të reja dhe pesë persona kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se rasteve e reja janë, në Shkup-37, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-3, Prilep-8, Tetovë-13, Strugë-3, Manastir-4, Gostivar-9, Strumicë-4, Kriva Pallankë-8, Radovish-1, Krushevë-1, Koçan-5, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-4, Berovë-2, Vallandovë-1, Vinicë-3, Dellçevë-7, Kratovë-1, Kërçovë-2 dhe Resnjë-2.
Ndërkohë persë persona që kanë humbur jetën janë nga Gostivari (69), një nga Prilepi (84), një nga Ohri (84), një nga Makedonski Brod (46) dhe një nga Shtipi (58).
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid është 15 555, prej të cilëve 642 persona kanë humbur jetën dhe 12.994 kanë fituar betejën me këtë sëmundje. e.su./abcnews.al


