Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë humbur betejën pesë pacientë.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga 2,667 testime të realizuara, kanë rezultuar pozitivë për Covid 297 persona.
Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 65,065 raste, ndërsa në 24 orë janë shëruar 311 pacientë.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.
/abcnews.al/