Pesë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë realizuar 1,951 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 284 persona.
Ndërkohë numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1,519 humbje jete.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 53.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.714.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti.
/abcnews.al/