Pastrimi i rregullt i lëkurës me produktet e duhura është një kusht bazë për të qëndruar të shëndetshëm dhe rrezatues. Akoma më i rëndësishëm është konsumimi i ushqimeve që për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese do të ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe rinovimin e qelizave të saj.
Nëse dëshironi të keni një lëkurë me shkëlqim dhe flokë të fortë, është e rëndësishme të merrni vitaminat e duhura. Ekspertët pohojnë se vitamina A është një përbërës kyç në ndërtimin e kolagjenit dhe riparimin e indeve të lëkurës. Gjithashtu zvogëlon shenjat e diellit dhe rrudhat e imëta.
Cilat janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë ta mbani lëkurën tuaj të pastër?
Avokado
Avokadot përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës B. Niacina (B-3), e cila është thelbësore për ta mbajtur lëkurën të butë dhe për të luftuar acarimin.
Manaferrat
Vitamina C është gjithashtu thelbësore për shëndetin e lëkurës dhe manaferrat na ofrojnë sasitë e nevojshme të këtij super-përbërësi. Ndihmon në ndërtimin e indeve të kolagjenit dhe e mban lëkurën të re. Gjithashtu, antioksidantët që përmbajnë manaferrat luftojnë inflamacionin
Bajamet
Acidet yndyrore që përmbajnë bajamet e mbajnë të fortë membranën qelizore dhe largojnë toksinat. Në të njëjtën kohë, ato ruajnë nivelet e lagështisë në mënyrë që lëkura të mbetet e fortë.
Kosi
Një burim i shkëlqyer i proteinave, i cili e bën lëkurën më të fortë dhe më të qëndrueshme. Mund ta kombinoni lehtësisht me avokado, manaferra dhe bajame.
Speci
Specat jeshil, të verdhë, të kuq dhe portokalli kanë jo vetëm ngjyra të mrekullueshme, por edhe përmirësojnë pamjen e lëkurës poshtë syve. Karotenoidet (antioksidantët) që gjenden në speca parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe e bëjnë lëkurën të duket më e re. /abcnews.al