5 ushqime të veçanta që ju ndihmojnë kundër rënies së flokëve

schedule16:50 - 4 Prill, 2022

schedule 16:50 - 4 Prill, 2022

Rënia e flokëve nuk është një proces i pazakontë e sidomos me kalimin e moshës.

Ka disa ushqime që mendohet se ndihmojnë kundër rënies së flokëve të cilat mund ti bëni shpejt pjesë të dietës tuaj.

Çaji jeshil shumë i njohur për vetitë e tij kuruese dhe pastruese është një shpëtim edhe për flokët tuaj. Ai ndihmon për rritjen dhe daljen e flokëve të rinj. Mjafton ta konsumoni ose të shpëlani flokët me të disa herë në javë.

Vaji i kokosit që vjen nga pema e kokosit mund të përdoret në shumë aspekte si në kuzhinë ashtu edhe për të trajtuar trupin e flokët. Duke qenë se përmban shumë yndyrna të mira dhe acid laurik, vaji i kokosit ndihmon kundër rënies së flokëve. Mjafton ta përdorni duke masazhuar kokën para se ta lani disa herë në javë.

Qepa luan rolin kryesor kundër rënies së flokëve. Të tjera fruta dhe perime që e përmbajnë me shumicë këtë enzimë janë spinaqi, lakra, mollët dhe frutat e pyllit.

Turmeriku, një nga erëzat më kuruese të kuzhinës i vjen në ndihmë edhe flokëve. Studime kanë treguar se turmeriku arrin të ulë hormonet të cilat shkaktojnë rënien e flokëve ndaj mund të jetë një alternativë e mirë për ju.

Simboli i vjeshtës kungulli, magjinë e tij e mban edhe tek farat e vogla e të shijshme. Kungulli është i pasur me zink, hekur, magnez dhe antioksidantë të tjerë që ndihmojnë në rritjen e shëndetëshme të flokut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!