5 tendencat që do të përmirësojnë stilin tuaj dimëror

schedule11:26 - 29 Tetor, 2021

schedule 11:26 - 29 Tetor, 2021

Çdo vit në dimër, dizajnerët kujdesen të prezantojnë pjesë që kombinojnë stilin e pakrahasueshëm duke mos sakrifikuar ndjenjën e rehatisë. Nga xhaketat oversize deri te dollakët me modele unike, opsionet ndryshojnë duke promovuar prakticitetin. Këto janë tendencat që do t’i bëjnë pamjet tuaja dimërore të shkëlqejnë.

Modele gjeometrike

Palltot mbresëlënëse me modele të forta statement, që “rrëmbejnë” vëmendjen e shndërrojnë çdo ansambël në një vepër të artit bashkëkohor.

Xhins total

Kombinimi total në xhins do të vazhdojë të dominojë gjatë muajve të dimrit. Mund të eksperimentoni me nuanca të ndryshme – të errëta, të lehta, të mesme, por edhe me opsione shumëngjyrëshe.

Dollakë 

Vijnë për të dhënë rehati në çdo pamje tuajën. Modelet e reja dhe tekstura të reja interesante i shtohen pjesëve të domosdoshme të garderobës dimërore.

Detajet me palosje

Këto veshje premtojnë t’ju ofrojnë pamje unike në të gjitha eventet e sezonit, duke kombinuar elegancën me konceptin e përjetshëm të feminitetit.

Veshjet oversize

Veshjet e mëdha, në një larmi nuancash të shijshme pastel, vijnë për të përmirësuar pamjen tuaj të përditshme. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!