Moda e viteve ’60 përfaqëson një ndjenjë lirie. Fundet e gjata shkuan mbi gju ndërsa xhinset zunë vendin e pantallonave capri. Shumë muza të stilit si Brigitte Bardot dhe Jacqueline Kennedy Onasis, kanë qenë një burim frymëzimi, duke i inkurajuar njerëzit të eksperimentojnë me stilin personal. Këto janë tendencat më të nxehta të viteve ’60 që janë rikthyer sërish.
Minifundi
Mini fundet mund të vishen më së miri në vjeshtë me një triko dhe balerina klasike ose me çorape dhe loafers.
Bluzë me vija
Kombinojeni bluzën klasike me xhinse dhe atlete ose me një fund maxi.
Shami mëndafshi
Vendoseni këtë aksesor thelbësor të viteve ’60 në flokët ose qafën tuaj. Përndryshe, vendoseni në dorezën e çantës tuaj të preferuar.
Pantallona flare
Në vitet ’60 xhinset mbresëlënëse dhe pantallonat e stampuara u bënë pjesa kryesore e garderobës së grave. Mund t’i provoni në kombinim me diçka minimale, si xhaketa sportive e thjeshtë.
Çantë nënshkrimi
Çantët më in të viteve ’60 u rishfaqën si një nga stilet më të lakmuara të çantave të vitit 2021. Investoni në njërën prej tyre sot, siç është Gucci Jackie. /abcnews.al