Maqedonia e Veriut ka shtyrë Gjendjen e Jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është vendosur që vendi të jetë në Gjendje të Jashtëzakonshme edhe për 14 ditë të tjera.
Këtë e bëri publike vetë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Ndërkaq, 5 pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Po ashtu janë konfirmuar edhe 35 raste të reja.


