5 shenjat që tregojnë se jeni manipulues në një lidhje pa e ditur as vetë

schedule20:05 - 12 Qershor, 2022

schedule 20:05 - 12 Qershor, 2022

Ne priremi të akuzojmë të tjerët se na manipulojnë dhe na shantazhojnë emocionalisht, por çka nëse ndonjëherë nuk mund të dallojmë të njëjtat modele sjelljeje tek ne? Ju zbulojmë pesë shenja që tregojnë se jeni manipulues.

Jeni duke shantazhuar emocionalisht

Shenja e parë dhe jashtëzakonisht e qartë e një personi manipulues është shantazhi emocional. Edhe pse të gjithë i përdorim ndonjëherë, ka nga ata që i përdorin si shkurtesë për gjithçka në jetë – thjesht shantazhojnë emocionalisht kolegët, të dashuruarit, prindërit, madje edhe fëmijët, të gjitha për të marrë atë që duan.

Pra, nëse shpesh qani në mënyrë të rreme ose pretendoni se vuani para dikujt vetëm për të nxitur simpatinë tek ai person dhe në këtë mënyrë e detyroni atë të bëjë diçka që dëshironi, sigurisht që mund ta përshkruani veten si një person manipulues. Psikologët pohojnë se njerëzit e prirur për shantazh emocional janë pjesërisht psikotikë.

Ju nuk respektoni kufijtë e njerëzve të tjerë

Nëse dikush ju thotë se nuk dëshiron diçka, ju e injoroni dhe e detyroni atë person që të marrë pjesë në atë që keni planifikuar – jeni manipulues. Një mosrespektim i tillë ndaj kufijve dhe qëndrimeve të qarta të njerëzve të tjerë tregon se ju nuk i respektoni ndjenjat e të tjerëve dhe nuk kujdeseni gjithmonë për mendimin e askujt, përveç mendimit tuaj.

Ju gënjeni për të arritur qëllimin tuaj

Gënjeshtra është një pjesë integrale e jetës. Të gjithë ndonjëherë gënjejnë për të dalë nga një situatë e sikletshme ose për të shmangur lëndimin e një personi tjetër, por ka njerëz që thurin rrjeta të vërteta gënjeshtrash për të “çuar ujë në mullirin e tyre”.

Tipari i njerëzve manipulues është të gënjejnë – dhe shpesh pa arsye. Në fakt, njerëzit manipulues nuk kanë kontakt të qartë me realitetin, kështu që ata nuk janë as të vetëdijshëm se sa shumë e shtrembërojnë të vërtetën, vetëm për të përshtatur botën me çfarë duan.

Ju i shmangeni përgjegjësisë

Nëse e keni zakon të shmangni përgjegjësinë kur bëhet fjalë për problemet në marrëdhënie, kjo mund të jetë një nga shenjat e manipulimit. Njerëzit që nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë për fjalët dhe veprimet e tyre, në fakt tregojnë mungesë respekti të pamasë për njerëzit që mund të kenë lënduar.

Ju nuk i toleroni kritikat

Një tjetër shenjë e njerëzve manipulues është paaftësia për t’u marrë vesh me kritikat. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj kritikave nga mjedisi, por nëse reagon ndaj tij me mohim, agresion, kjo mund të nënkuptojë se je një person i papjekur që nuk mund të përballet me të metat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!