5 shenjat e hershme që tregojnë se lidhja juaj ka një të ardhme

schedule22:54 - 11 Janar, 2022

schedule 22:54 - 11 Janar, 2022

Sipas psikologes klinike dhe ekspertes së marrëdhënieve, Diane Strachowski, ka disa shenja, madje shumë herët në një lidhje, që tregojnë se lidhja mund të ketë zhvillime pozitive.

Respektimi i kufijve

Shpesh kemi përmendur se marrëdhëniet e shëndetshme dallohen për respektimin e kufijve të vendosura nga çdo anëtar, si dhe për respektimin e privatësisë së çdo individi. Kur partneri juaj respekton “jo”-në në çdo çështje, edhe nëse është diçka që ai dëshiron shumë, atëherë ky është një ogur shumë i mirë.

Emocione të qarta

Nëse jeni duke pyetur veten nëse partneri juaj ju pëlqen apo jo, atëherë duhet të rishikoni detajet e marrëdhënies që po filloni. Nuk po flasim për “lojërat” e secilit çift gjatë flirtit, por kur ka kaluar pak kohë dhe ndjenjat e tjetrit për ju ende nuk janë të qarta, atëherë ndoshta duhet të bëni një bisedë serioze me “gjysmën tjetër”.

Frikë për të ardhmen…

Nuk ka. Ai dëshiron të jetë me ju, ai shprehet dhe nuk ka frikë të flasë për momente të përbashkëta në të ardhmen e afërt. Këto diskutime është mirë t’i bëni herë pas here, që të dini se ku po shkoni dhe të jeni të dy në “të njëjtën faqe”.

Vëmendje në detaje

Mund të duket e parëndësishme, por kjo shenjë është shumë pozitive. Janë gjestet e vogla që bëjnë diferencën, thonë ekspertët. Pra, nëse partneri e di se si e pini kafen tuaj apo se cila është çokollata e preferuar, konsiderojeni një ogur të mirë.

Përpjekje e përbashkët

Nëse njësoj si ju, partneri po përpiqet për marrëdhënien tuaj, duke njohur dhe vlerësuar ndjenjat e njëri-tjetrit, atëherë gjëra mes jush do të zhvillohen në mënyrë pozitive. Në fillim gjithçka është e bukur. Nëse këto ndjenja të bukura do të vazhdojnë, mund të formojnë një themel të fortë në marrëdhënie. /abcnews.al