5 shenja të fshehura që tregojnë se keni kimi që në takimin e parë

schedule22:55 - 16 Nëntor, 2021

schedule 22:55 - 16 Nëntor, 2021

Kur bëhet fjalë për takimet, një gjë që të gjithë kërkojnë që në fillim është kimia. Është “përbërësi” që ju bën të ndiheni më rehat gjatë bisedës. Ndonjëherë është e lehtë të dallosh nëse ka kimi me një person apo jo, por sipas ekspertëve, ka disa shenja të fshehura të cilat provojnë se ekziston kimi mes jush që në takimin e parë.

Përqendrohuni te bashkëbiseduesi

Kur jeni jashtë me miqtë, sa herë e shikoni telefonin ose shpërqendroheni nga ajo që po ndodh përreth jush? Nëse kjo nuk ndodh me personin me të cilin nuk ndiheni aq rehat, do të kuptoni se ka diçka pozitive tek njëri-tjetri. “Shenja më e madhe e kimisë mes dy njerëzve është vështirësia për t’i shpërqendruar ata nga çdo gjë tjetër”, thotë psikologia Amelia Alvin.

Koha rrjedh shpejt

Nëse pranë jush është një person me të cilin ndiheni mirë, atëherë koha rrjedh si një lumë. “Të kesh një bisedë të këndshme dhe një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin bën që gjithçka të duket e parëndësishme, madje edhe koha”, thotë ekspertja Diana Venckunaite.

Vëzhgoni gjërat e vogla

“Kur je i interesuar për një person, vëren edhe ndryshimet më të vogla që ai mund të bëjë. Ju shikoni atë që të tjerët nuk e shohin. Nga mënyra se si i ka flokët e deri tek mënyra se si shtrëngon duart. “Asgjë nuk ju shpëton dhe kjo do të thotë se kimia që keni mes jush ju shtyn t’i kushtoni vëmendje asaj që të tjerët nuk e dinë, për ta njohur më mirë këtë person” , thotë Holly Schiff, psikologe klinike.

Buzëqesh gjatë gjithë kohës

Nëse buzëqeshni kur jeni bashkë, atëherë keni bërë një fillim shumë të mirë. “Kur jeni pranë personit që ju intereson, e qeshura është vendimtare për marrëdhënien që po fillon. Të kesh të njëjtin sens humori tregon se mendon në mënyrë të ngjashme dhe se mund të jesh i pajtueshëm në fusha të tjera të jetës. Kjo tregon se ju mund të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit, pa shumë përpjekje” , thotë terapistja e seksit, Susan Trombetti.

Ndihesh rehat

Të kesh kimi me dikë nuk do të thotë domosdoshmërisht që zemra të të rrahë shpejt dhe me të njëjtin ritëm. Siç thotë Dr. Annie Hsueh, një psikologe klinike e specializuar në marrëdhëniet në çift, “të ndjehesh rehat është një shenjë më e mirë e kimisë mes dy njerëzve. Mund të mos jetë aq emocionuese, por është fillimi për të ndërtuar një themel të fortë në një marrëdhënie.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!