5 shenja që tregojnë se marrëdhënia juaj është në telashe

schedule11:19 - 20 Janar, 2021

schedule 11:19 - 20 Janar, 2021

Lidhjet emocionale dhe shoqërore që krijoni në marrëdhëniet romantike janë komplekse. Është e nevojshme të bëni të paktën disa kompromise në mënyrë që të ndërtoni marrëdhënie sa më të shëndetshme. Një marrëdhënie e mirë kërkon komunikim të mirë, besim, ndjeshmëri dhe pajtueshmëri nga të dy palët, ndër shumë faktorë të tjerë.

Nëse vazhdimisht ndjeni se diçka nuk është në rregull në martesën ose marrëdhënien tuaj, duhet të përpiqeni t’i jepni fund problemit me partnerin. Dhe nëse një raport është problematik, keni nevojë për një komunikim më të hapur dhe të qartë. Këto janë shenjat që tregojnë se lidhja juaj nuk po funksionon siç duhet:

Partneri juaj mban një distancë fizike si dhe përfundoni duke mos u pajtuar për gjithçka. Një shenjë e rëndësishme e distancës në marrëdhënie është kur nuk përfshiheni në planet e ardhshme të partnerit tuaj. Gjithashtu keni frikë të flisni me partnerin ose të shprehni se si ndiheni.  P9 ashtu, marrëdhënia juaj nuk funksionon nëse keni humbur dëshirën seksuale për njëri-tjetrin. /abcnews.al