Ligji i tërheqjes është një version modern i filozofive të lashta. Përmes konceptualizimit dhe përpjekjeve, ne mund të tërheqim elemente më pozitive dhe shanse të arta drejt vetes. Nëse imagjinojmë një shans apo një aspekt të realitetit dhe fokusohemi aty, duke punuar për atë objektiv, ne mund të manifestojmë dëshirat tona. Është një koncept i thjeshtë që shumë njerëz e ndërlikojnë. Më poshtë është një listë e gjërave që ndodhin teksa fillojmë të forcojmë dhe zgjerojmë komunikimin tonë me universin.
Ti ndihesh gjithmonë gati për ndryshim
Ti nuk ke frikë të përballesh me frikërat dhe sfidat që ke përpara, duke dhënë gjithcka që ke për jetën. I pranon gjërat që nuk i ndryshon dot dhe je mirënjohës për ato që mund të ndryshosh. Ndryshimi është një pjesë e domosdoshme dhe e pandalshme e jetës. Duke mirëpritur në mënyrë të vazhdueshme fluksin e aspekteve të ndryshme të jetës, ne sigurojmë që jemi në një pozicion ku mund të shfrytëzojmë më së miri horizontet tona.
Vëmendja jote është në të tashmen
Momenti i tashëm është e vetmja kornizë e kohës mbi të cilën kemi fuqi. E kaluara është e pakthyeshme dhe e interpretueshme, në varësi të arsyes përse po e kthejmë kokën pas. E ardhmja është tërësisht e pasigurtë dhe plot supozime e pritshmërira. Mënyra më e mirë për të manifestuar një të nesërme më të mirë është që ruajmë të tashmen në një linjë me qëllimet tona.
Ti e kthen negativen në pozitive, në mënyrë të natyrshme
Ti e kupton se nuk do të jesh i suksesshëm në gjithcka që bën, gjatë gjithë kohës. Vec kësaj, mangësitë tona shpesh herë duket se bëhen pirg tek këmbët tona, duke na penguar lëvizjen. Negativen në jetën tënde ti e përdor për t’i shërbyer interesave të tua. Trajtojeni negativitetin si do të bënit me plehun, përdoreni për të forcuar dhe rritur formime të tjera brenda teje. Mëso nga gabimet dhe mos i lër të të vënë përfund.
Ndihesh i kënaqur dhe i lumtur
Aftësitë e tua të japin një ndjesi Zen, pavarësisht asaj që po të ndodh në jetë. Ti je plot vetëbesim në aftësinë tënde për të maksimizuar të korrat e gjërave pozitive në jetën tënde. Edhe kur të gjithë gjërat të duken të gabuara, ti e kuptons e këto ndjenja janë kalimtare.
Vazhdojnë të të ndodhin gjëra të mira
Pavarësisht pengesave apo mangësive, ti gjithmonë del në majë. Kjo ndodh për shkak se mentaliteti yt elastik dhe vrulli për të ecur gjithmonë përpara të ndihmojnë të përshtatesh dhe të maksimizosh përfitimet e mundshme. Po kështu, ke mësuar që të vlerësosh atë që ke, dhe kjo mënyrë të menduari tërheq të mirat drejt teje.