5 shenja që tregojnë se ai nuk është i duhuri për ju

schedule22:32 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 22:32 - 9 Dhjetor, 2022

Është shumë e lehtë të ngecesh në një marrëdhënie që thjesht nuk është për ty. Por disa njerëz nuk e kuptojnë me kohë dhe e kalojnë gjithë jetën me personin e gabuar. Dhe që kjo të mos ju ndodhë, ju zbulojmë pesë shenja që tregojnë se ai nuk është “i duhuri”.

Nuk ndiheni rehat pranë tij

Duhet kohë që të ndihesh rehat me dikë të ri, por nëse pas disa muajsh takime nuk ndihesh ende rehat me të dhe nuk mund të jesh vetvetja, atëherë diçka nuk shkon.

Nuk keni shumë gjëra të përbashkëta

Ju mund të keni dëgjuar se të kundërtat tërhiqen, por kjo është më shpesh një gënjeshtër sesa e vërtetë. Shumica e çifteve me interesa të ndryshme janë të pakënaqur sepse janë të paktë ata që janë të gatshëm të bëjnë kompromise të përditshme.

Ai ju fajëson për çdo gjë të keqe në marrëdhënie

Të gjithë duan ta bëjnë të lumtur partnerin e tyre, ky është një nga avantazhet që sjellin me vete marrëdhëniet e dashurisë. Por nëse ai zhgënjehet sa herë që ju bëni një gabim, atëherë marrëdhënia juaj nuk është e mirë.

Keni qëndrime të ndryshme për kohën që keni kaluar së bashku

Nëse jeni gjithmonë duke debatuar për kohën që dëshironi të kaloni së bashku atëherë është e qartë se ai nuk interesohet vërtet për ju.

Marrëdhënia juaj nuk ju bën të lumtur

Kjo mund të duket si një gjë e qartë, por shpesh ata njerëz që janë në marrëdhënie të pakënaqur janë të fundit që e kuptojnë. Nëse prindërit dhe miqtë tuaj ju thonë se keni qenë më të lumtur para se të jeni në një lidhje, ata ndoshta kanë të drejtë. /abcnews.al