5 shenja që tregojnë se ai ndoshta nuk është aq i interesuar

schedule21:08 - 6 Prill, 2021

schedule 21:08 - 6 Prill, 2021

Kur ju pëlqen dikush, padyshim që dëshironi që ndjenjat tuaja të jenë të njëjta. Kjo nevojë krijohet automatikisht, duke kërkuar që ai/ajo të tregojë interes, të jetojë dashurinë tuaj dhe të bëni plane së bashku. Por ky nuk është gjithmonë rasti. Pikërisht sepse jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, në shije, teka dhe karakteristika të ndryshme.

Ndoshta për ndonjë arsye, ju mund ta pëlqeni por për të nuk krijohet e njëjta ndjenjë. Sidoqoftë, emocioni i fortë që ndjeni mund të mos ju lejojë të shihni shenjat që duhet t’i vini re. Këto janë pesë shenjat e zakonshme që tregojnë se ai/ajo nuk është i interesuar për ju.

E shihni duke flirtuar vazhdimisht. Nëse ai do të ishte i interesuar, nuk do të flirtonte me të tjerët dhe sigurisht jo para jush.

Ai kurrë nuk bën lëvizjen e parë për t’ju kontaktuar.

Shtyn ose anulon shpesh planet që keni bërë së bashku.

Ju nuk dini asgjë për të. Ai kurrë nuk ka lejuar të dini më shumë për të sepse thjesht mund të mos dëshirojë.

Ai kurrë nuk ka bërë lëvizjen më të vogël për ju. Thjesht nuk i intereson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!