Rutina jonë e mëngjesit është pothuajse e njëjtë për të gjithë njerëzit. Pak mendojnë të shtojnë disa aktivitete shtesë, të cilat mund të jenë shumë efektive për fillimin e ditës mbarë dhe shëndetshëm. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 5 rituale që duhet t’i bëni zakon në mëngjes.
1. Masazhoni veshët
Masazhimi i veshëve mund t’ju ndihmojë të zgjoheni plotësisht. Kjo mund të bëhet herët më mëngjes ndërsa jeni akoma shtrirë në shtrat. Zbatimi i stimulit në pjesët e ndjeshme të veshit mund të ketë një efekt pozitiv në atë se sa energjik dhe të gjallë ndiheni, informon abcnews.al.
2. Pini një gotë ujë të ngrohtë me limon
Ka shumë arsye pse duhet të ndërroni kafenë e mëngjesit me një gotë ujë të ngrohtë. Do të përmirësoni punën e sistemit tuaj të tretjes, veshkave dhe zorrëve, mund të ndihmojë në largimin e toksinave nga trupi dhe mund të forcojë imunitetin tuaj.
3. Pastroni gjuhën tuaj
Të gjithë e dimë që duhet të lani dhëmbët dy herë në dytë. Por mos harroni se një numër i madh mikrobesh grumbullohen në gjuhën tuaj, që mund t’i japë gojës erë të keqe dhe mund të çojë në probleme të mishrave të dhëmbëve, informon abcnews.al. Për të pastruar gjuhën ju duhet një furçë dhëmbësh e zakonshme.
4. Hani një lugë mjaltë
Mjalti ju mbush me energji, stimulon kujtesën dhe produktivitetin tuaj, kuron kollën dhe lehtëson simptomat e alergjisë. Për këto arsye duhet ta filloni ditën me një lugë çaji mjaltë. Në rastin ideal, duhet të jetë mjaltë i freskët, natyral dhe duhet ta konsumoni 10-15 minuta para se të hani mëngjes.
5. Lani gojën me tretësirë të peroksidit të hidrogjenit
Ju mund ta përfundoni rutinën tuaj të mëngjesit duke larë gojën me tretësirë të peroksidit të hidrogjenit. Nuk ka asgjë të rrezikshme për këtë për sa kohë që ju qëndroni në raportin e duhur: 5-7 pika të një tretësire 3% për 50 ml ujë. Përveç kësaj, sigurohuni që shtoni tretësirën në ujë dhe jo anasjelltas. Kjo procedurë mund të ndihmojë në zbardhjen e dhëmbëve, largimin e erës së keqe të gojës dhe shërimin dhe mbrojtjen e mishit të dhëmbëve./e.b-abcnews.al