Aspirina zvogëlon rrezikun e kancerit dhe sëmundjes Alzheimer. Gjithashtu ka shumë përfitime të tjera të dobishme, ajo mund të forcojë shëndetin tuaj dhe të kujdeset për bukurinë tuaj. Ne mendojmë se duhet të dini më shumë për këtë ilaç, prandaj do ju tregojmë 5 mënyra të përdorimit të aspirinës.
Trajton lëkurën
Aspirina ndihmon në heqjen e shtresës së sipërme të lëkurës, gjithashtu zvogëlon mundësinë e bllokimit të poreve. Aspirina heq skuqjen dhe ul ënjtjen. Gjithashtu lufton psoriazën dhe ndihmon në zvogëlimin e kruarjes, informon abcnews.al.
Heq zbokthin
Disa produkte kozmetike kanë si përbërës aspirinën. Vendosni aspirinë të thërrmuara në shampo dhe lajeni kokën me të. Kjo ju ndihmon të zvogëloni inflamacionin e kokës që shkakton zbokthin.
Ka efekt qetësues
Aspirina ka veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e skuqjes, ënjtjes dhe dhimbjes nga pickimet e bletëve. Bëni një pastë aspirina ose thjesht lagni një aspirinë dhe aplikojeni atë në zonën e prekur për disa minuta, informon abcnews.al.
Heq njollat
Aspirina është ilaçi më i mirë për të hequr njollat nga rrobat. Sulmon përbërjet që gjenden në djersë dhe e shkatërron atë.
Mban bimët e shëndetshme dhe jeshile
Aspirina aktivizon mbrojtjen natyrore të bimëve dhe parandalon formimin e kërpudhave. Gjithashtu rrit normën e rritjes. Ju duhet të tresni aspirinën në ujë dhe të spërkatni bimën me të. Aspirina mund të zgjasë gjithashtu jetëgjatësinë e luleve të këputura, duke e shtuar atë në ujë./e.b-abcnews.al